Ja kur nis regjistrimi në kopshte dhe çerdhe/ Dokumentet që ju duhen

Bashkia e Tiranës njofton datat se kur do të bëhet regjistrimi në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Duke filluar nga data 22 qershor e deri në datën 26 Qershor 2020 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

Prindërit të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre duhet të kenë dokumentet si më poshtë:

– Çertifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

– Vërtetim me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.

Këto dokumente janë lehtësisht të aksesueshme në portalin e-albania.

Ndërsa familjet në nevojë, për regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do u duhet dokumentacioni sipas kategorive, si më poshtë.

Share With:
Translate »
591 Views