Sezoni i qershive mbaron shpejt, provoni një ‘Clafoutis’ francez dhe do ta mbani mend gjatë

Clafoutis është një ëmbëlsirë tradicionale franceze, që gatuhet në periudhën kur qershitë janë në kulmin e tyre (si tani). Ngjan pak me përbërjen e kremi të pastiçerisë, i cili hidhet mbi fruta dhe piqet në furrë. Zakonisht konsumohet e ngrohtë.

Versioni tradicional bëhet me qershi me bërthama, të cilat i japin kremit një shije të lehtë bajameje, por, ju hiqini bërthamat për sigurinë e fëmijës tuaj.

Është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur që keni provuar ndonjëherë, më shumë pak përbërës të cilët me siguri të gjithë i kemi në shtëpi.

Më poshtë keni videon që jua shpjegon hap pas hapi ëmbëlsirën e mrekullueshme franceze. Mos harroni të ndani me ne fotot e ‘Clafoutis’ tuaj.

 

Share With:
Translate »
1785 Views