Ja një provë që Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bashkë
Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë qendra e vëmendjes muajt e fundit.
Dy protagonistët vetë nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë mbi raportin e tyre.
Pak javë më parë burime të sigurta pranë dyshes na konfirmuan se ata janë në krahët e njëri-tjetrit sërish. “Krizë ka patur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet”– na rrëfeu burimi, duke shtuar se: “Tani kanë gjetur rrugët për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur.”
Tani kemi një provë të re se ata janë bashkë. Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore.
Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, nuk mund të jetë rastësi. Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.
Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.
View this post on Instagram
“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”– ka deklaruar ai mes të tjerash.
E ftuar në “Chery on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:
Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.
Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.
Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.
Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.