Ja sa viktima dhe raste të reja me Koronavirus në 24 orët e fundit, ky është qyteti më i prekur
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2079 testime dhe janë raportuar 118 raste të reja me Koronavirus. Qyteti më i prekur vazhdon të mbetet Tirana.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.
Jetën e kanë humbur 3 qytetarë. Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç.