Ja si duken idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

I kemi parë ata teksa aktronin në seriale, duke lançuar albumin muzikor të ri , duke dhënë, të dashurohen, të ndahen… Dhe pa e kuptuar ata arritën të 40-at. Tashmë ata janë shumë ndryshe nga ajo që ne mbanim mend. Bright Side na çon pas në kohë duke krahasuar si ishin idhujt tanë të adoleshencës 20 vite më parë dhe si duken tani.
Backstreet Boys – Grupi muzikor, i cili dominoi skenën nga 2003 -2006. Por si është sot Kevin (48 vjeç), Brian (45 vjeç), Nick (40 vjeç), Howie (47 vjeç) dhe A.J. (42 vjeç). Ata vijojnë duke dhënë koncerte në mbarë botën për rreth 27 vjet.
Këngëtari, kërcimtari, kompozitori, producenti dhe aktori JC Chasez ka pushtuar shumë zemra adoleshentësh. Chasez tani është 44 vjeç dhe, megjithëse hoqi dorë nga karriera e tij solo, ai është ende në biznesin e muzikës duke kompozuar këngë për artistë të tjerë.
Grupi muzikor prej 5 vajzash “Spice Girls” ishte një fenomen krejtësisht i ri dhe revolucionar për muzikën pop në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000. Secila prej anëtareve të grupit (Geri, Melanie C, Victoria, Melanie B dhe Emma) tërhoqën vëmendjen e shumë të rinjve për një arsye të ndryshme. Grupi u shpërbë në 2001 por në 2007 spice girls u rikthyen në skenë. Sot, të gjithë kanë festuar 40 vjetorin e lindjes, por vazhdojnë të japin koncerte, sigurisht, përveç Victoria-s, e cila tani i është përkushtuar më shumë imazhit të saj individualisht.
Bukuroshja karizmatike Rachel McAdams u bë e njohur nga roli i saj në filmin “Mean Girls”. Personazhi i një vajze të keqe dhe të llastuar që i nxinte jetën Lindsay Lohan ka ngelur në kujtesën tonë. Sidoqoftë, McAdams provoi se nuk ishte vetëm një aktore e talentuar. Falë aftësive dhe përkushtimit të saj ajo tashmë ka marrë, në moshën 41-vjeçare, disa nominime për çmime të rëndësishme si një Oskar, një BAFTA dhe një SAG.
Leonardo DiCaprio u bë djali i ëndrrave të çdo vajze adoleshente gjatë viteve 2000, pas performancës së tij mahnitëse në rolin e Jack Dawson te Titaniku. Në moshën 45 -vjeçare, DiCaprio vazhdon të dominojë ndërsa gjithashtu është përkushtuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Freddie Prinze, Jr dhe Sarah Michelle Gellar u bënë të njohur në vitet 1990 kur morrën pjesë në filmin “I Knoë What You Did Last Summer”. Në fillim të viteve 2000, ato u shfaqën pothuajse në të gjitha revistat e vipave. Edhe nëse kanë kaluar afro 20 vjet dhe Freddie është 44 vjeç dhe Sarah Michelle 43, ata janë shembulli perfekt se fundet e lumtura nuk ndodhin vetëm në filma.
Nick Lachey është një përsonazh i njohur gjatë viteve 90′ kur ai ishte anëtar i një tjetër grupi muzikor djemsh i quajtur “98 Degrees”. Por grupi muzikor nuk është e vetmja arsye pse ai u bë i famshëm. Lidhja e dashurisë që ai pati me këngëtaren e muzikës pop Jessica Simpson, u bë shkak që Lachey të shfaqej në shumë kopertina.
Binjaket e famshëm e të Nickelodeon të viteve ’90, Tia dhe Tamera Mowry, aktualish janë 42 vjeç. Tia është e vetmja nga dyshja e famshme që është ende aktive në fushën e aktrimit. Ajo që vihet re është se vajzat duket se nuk i ka prekur koha.
Kitaristi dhe vokalisti i “Blink-182” i njohur për qëndrimin e tij rebel, Mark Hoppus, tani është 48 vjeç. Ndërkohë që ai angazhohet ende në shumë projekte në lidhje me industrinë e muzikës, duket se ka lënë pas pamjen e tij rebele të 20 viteve më parë.
Rider Strong, ylli i “Boys Meets World” tashmë është në të 40-at. Strong është shfaqur në disa seriale televizive vitet e fundit .
Nëse do të flasim për ikonat e vërteta të adoleshentëve në fund të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, nuk mund të përjashtojmë Melissa Joan Hart. Ajo u bë e famshme duke luajtur rolin e Klarisës. Por arriti majat e suksesit kur ajo luajti rolin e Sabrinës , shtrigën adoleshente. Hart tashmë është 44 vjeç dhe është bërë gjithashtu nënë.
Joshua Jackson arriti të marrë gjithë vëmendjen kur ai interpretoi karakterin e Pacey Witter, në serialin “Creek Dawson”. Shumë vajza ranë në dashuri me djalin e keq të ekranit Ryan Phillippe. Por në realitet aktori nuk është aspak rebel. Aktori tani është 46 vjeç dhe babai i 2 fëmijëve.
Eminem, reperi që u bë i njohur gjatë viteve 2000 do të mbushë 48 vjeç. Pavarësisht se projektet e tij muzikore tashmë janë më të pjekura është e vështirë që adhuruesit të harrojnë rebelizmin që i fali atij famën.
Aktori me famë botërore, Ashton Kutcher është martuar me Mila Kunis dhe është babai i dy fëmijëve. Jeta e tij ka ndryshuar mjaft. Ai tani është përqendruar në projekte të tjera, me përgjegjësi shoqërore.
Në fillim të viteve 2000, emri i Jared Leto përflitej nga të gjithë. Si këngëtar kryesor i grupit alternativ punk-rock “30 Seconds to Mars,” stili i Jared-it ka ndryshuar disa herë gjatë këtyre viteve. Por në moshën 48- vjeçare , ai mbetet një aktor dhe muzikant i njohur, si dhe një filantrop i përkushtuar.

Share With:
Translate »
467 Views