Në Shqipëri pati mbi 5500 raportime për pornografi me fëmijët në dy muajt e parë të karantinës

Vetëm gjatë muajve mars e prill në Shqipëri pati mbi 5500 raportime për pornografi me fëmijët. Kjo e dhënë jepet nga Altin Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, pas raportit të Europol mbi rritjen dhe evoluimin e krimit kibernetik gjatë pandemisë.

Në Shqipëri pati mbi 5500 raportime për pornografi me

“Krimi kibernetik në Shqipëri është shumë i limituar krahasuar me vendet e BE apo SHBA, ku është shumë më i lartë. Kështu që nuk më bën përshtypje që policia e shtetit apo organe të tjera ligjzbatuese kanë kaq pak kërkesa për sa i përket Facebook apo agjencive të tjera. Unë dua të them se gjatë izolimit, në muajin mars-prill, ne kemi marrë në platformën kombëtare mbi 5,500 raportime për pornografi të fëmijëve. Në total, vitin e kaluar kemi pasur në total 100-150 raportime. Të kesh një numër të tillë raportimesh nga brenda Shqipërisë, në një periudhë vetëm 2 mujore, është shumë. Nuk e prisnim një numër të tillë. Më pas, ndërtuam një diskutim shumë pozitiv me Facebook, të cilët na vendosën pikën e kontaktit dhe më pas na kanë trajnuar stafin, përfshirë edhe para dy javëve. Ramë dakord me Facebook edhe nëse do të kishim 300 raportimi, i raportojmë të gjitha për t’i mbyllur këto faqe”, u shpreh Hazizaj për A2.

Share With:
Translate »
368 Views