Ja si ta qetësoni foshnjën tuaj të sapolindur që qan vazhimisht

Një nga pjesët më të këndshme të të pasurit një foshnje është të dëgjoni një zë të vogël e të ëmbël të tyre si tingull i shkurtër në fillim. Por, pastaj një nga pjesët më zhgënjyese pas lindjes është dëgjimi i tyre duke qarë dhe fakti që ata nuk mund t’ju tregojnë se çfarë i shqetëson ata.

Këtu janë disa mënyra për të qetësuar të posalindurin tuaj i cili qan shkruan VeryWellFamily.

Mundohuni të ushqeni përsëri me gji

Edhe nëse sapo e keni ushqyer foshnjën tuaj pak kohë më parë, vendoseni përsëri në gji dhe provoni gjidhënien. Ndonjëherë një fëmijë bie në gjumë dhe nuk merr sa duhet. Pastaj, ai zgjohet pak më vonë dhe dëshiron të marr ushqim përsëri.

Ndryshoni pelenën e tyre

Nëse pelena e foshnjës tuaj është e lagësht ose e ndyrë, mund të jetë e pakëndshme në lëkurën e saj. Kombinimi i urinës dhe jashtëqitjes në një pelenë të ndyrë ndonjëherë mund të shkaktojë acarim të lëkurës gjithashtu.

Kontrolloni për çdo gjë që mund të shkaktojë dhimbje

A është fëmija juaj i mbështjellë me rripin e tij shumë të ngushtë? A e gërvishin thonjtë e tij të vegjël që i përplas në fytyrë? Merrni një minutë për të parë fëmijën tuaj për t’u siguruar që ai/ajo janë në rregull dhe nuk kanë ndonjë dhimbje.

Merrni fëmijët për një shëtitje

Pak ajër i pastër mund të jetë pikërisht ajo që i duhet fëmijës suaj. Pavarësisht nëse jetoni në periferi ose në qytet, vendosja e foshnjës tuaj në karrocë dhe dalja jashtë mund të jetë çelësi i një sy gjumë të mirë (ose gjumi i natës!).

Share With:
Translate »
356 Views