“Jam betuar para arkivolit…”/ Rrëqeth nëna e 7-vjeçarit që vdiq në Gërdec: Pse kërkoj hetim për Fatmir Mediun

Hetimet për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu do të rihapen pasi familja Durdaj, e cila ka humbur djalin në moshën 7 vjeçare në tragjedinë e Gërdecit ka bërë kallëzim në SPAK.

Zamira Durda, nëna që humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se nuk është shumë entuziaste, duke e quajtur lëvizjen e SPAK “një pikë të vogël në oqeanin e Gërdecit”.

“Njoftimin e mora nga media. Është një pikë e vogël në oqeanin e Gërdecit, nuk është ndonjë entuziazëm i madh. Të shohim a do të rihapet hetimi nga SPAK. Jam zhgënjyer në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dosja ishte e gjitha në grup, nuk mund të ndahej ish-ministri. Në shkallën e parë u bë një gjykim i gjatë, u rrëzua akuza për për vrasje, akuza për falsifikim të firmës. Dhe për këto unë jam e pakënaqur. Në shkallën e parë u rrëzua akuza për burgim të përjetshëm. Askush nuk bëri burg për dosjen e Gërdecit. Edhe Ylli Pinari u lirua nga burg. U dhanë disa vendime qesharakë, ndërsa akuzat ishin për vrasje. Akuza për Mediun u mbyll në gjykatën e Lartë për shkak të imunitetit, prandaj kërkuam rihapjen e dosjes. Kërkojmë që dosja të rihapët në tërësi. Viktima, familja e viktimave, nuk ka patur asnjë të drejtë.”, tha zonja Durda .

Por pse kërkoi rihapjen e hetimeve vetëm për Mediun? Durda u shpreh në Top News se në Gërdec lëvizte ushtria shqiptare dhe gjithë transporti bëhej me makinat e ushtrisë. “E kishte për detyrë të na mbronte, jo të na vriste”, ndërsa tregon edhe betimin që ka bërë para arkivolit të djalit të tij.

“Aty vepronte ushtria shqiptarë. Transporti bëhej nga ushtria, nuk mendoja se do na vriste ministria e mbrojtjes. E kishte për detyrë të na mbronte, jo të na vriste. Do vazhdoj të këmbëngul për drejtësi. Ti marrësh jetën një fëmije, nga predhat dhe municioni. Jam betuar para arkivolit të tim biri se do bëj drejtësi.”, tha Durda.

Share With:
Translate »
305 Views