Jam burrë trans dhe shtatzënë! Kopertina e revistës Glamour që ngjalli reagime të forta!

“Një mëngjes pata një ndjenjë shumë të çuditshme. Bëra një test shtatzënie dhe doli pozitiv.” Këto janë fjalët e personit që është në kopertinën e revistës Glamour. Logan Brown, 27-vjeçari trans nga Britania e Madhe, e kishte njoftuar shtatzëninë në blogun e tij nëntorin e kaluar. Ai ka pozuar për revistën topless teksa mbante barkun e rrumbullakosur.

Brown solli në jetë, me prerje cezariane më 17 maj një vajzë, Nova. Zgjedhja e revistës për të festuar në këtë mënyrë qershorin, muajin e paradës së homoseksualëve, ka shkaktuar ndjesi të përziera.
Intervista dhe sidomos pamjet që e shoqëruan, shkaktuan reagime të forta në internet, ku disa bënë thirrje për bojkot dhe të tjerë kritikuan gjuhën e intervistës.

Jam burrë trans dhe shtatzënë! Kopertina e revistës Glamour

Piers Morgan, një nga figurat më të diskutueshme të televizionit britanik, shkroi se Logan “është një grua biologjike që mbeti shtatzënë, si qindra miliona gra biologjike çdo vit. Pse e nxirrni sikur një burrë ka mbetur shtatzënë, diçka biologjikisht e pamundur?”

Brown tani është plot me emocione pozitive nga shtatzënia dhe lindja, por nuk ishte gjithmonë kështu.

“Në fëmijëri”, thotë ai, “vuaja nga probleme shumë të rënda të shëndetit mendor”, raporton New York Post. Pasi zbuloi se është lesbike, ai donte të eksploronte identitetin transgjinor dhe tani identifikohet si queer. Ai kujton se si ai dhe partneri i tij Bailey Mills, zbuluan papritur shtatzëninë. “E kisha ndërprerë testosteronin për një kohë për shkak të disa problemeve shëndetësore”, shpjegon ai.

Jam burrë trans dhe shtatzënë! Kopertina e revistës Glamour
Për rezultatin pozitiv të testit, ai thotë se “iu duk sikur e gjithë bota ndaloi”, sikur të ishte fshirë imazhi i njeriut që kishte ndërtuar prej kaq kohësh. “Ishte vërtet e vështirë, sepse si t’i thuash partnerit: Jam shtatzënë, por jam edhe i dashuri yt”.
Brown po shkruan një libër për fëmijë të titulluar “Barku i babait tim: Mrekullia e të lindurit nga një burrë” dhe thotë, “Unë jam një burrë trans shtatzënë. Pavarësisht se çfarë thotë dikush, unë jam fjalë për fjalë prova e gjallë e kësaj që them.”

Share With:
Translate »
110 Views