“Jam e pamartuar, nuk doja që…”, lindi në garazh dhe e la beben aty, zbardhet dëshmia Egljanta Isufit në Tiranë

Egljanta Isufi, 30-vjeçe dyshohet se e lindi beben në garazhin e pallatit e më pas u largua duke e lënë të mbështjellë me batanije. Ngjarja e rëndë u zbulua një ditë më parë në zonën e Yzberishtit, në kryeqytet, atëherë kur një banor i zonës dëgjoi të qarat e bebes së porsalindur. I mituri u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Disa orë pas ngjarjes së rëndë, autoritetet policore arritën të binin në gjurmët gruas që e solli djalin në jetë.

30-vjeçarja fillimisht e mohoi mëmësinë, por policia nuk u mjaftua vetëm më marrjen e saj në pyetje. Në komisariat u shoqërua edhe nëna e saj, që po ashtu fillimisht mohoi të kishte dijeni për ngjarjen. Megjithatë siç raporton gazetari Besar Bajraktaraj, verifikimi i telefonave celularë të nënë e bijë vërtetoi dyshimet e efektivëve.

Egljanta Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor mësohet se ka dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjen e vetme në garazhin e pallatit dhe pasi e braktisi u rikthye në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital./

Share With:
Translate »
119 Views