“Jam këtu si nënë dhe si një grua me ngjyrë”. Meghan Markle flet për herë të parë për origjinën e saj

Meghan e ka nisur turneun nga i ashtuquajturi “Kryeqyteti i vrasjeve” në Afrikën e Jugut ku vriten çdo vit mbi 200 njerëz. Ka shkruar më parë ndonjë rresht tek tuk për origjinën e saj, por kjo ishte hera e parë që foli me zë e figurë.

“Unë jam këtu me burrin tim që është pjesë e familjes mbretërore, ama dua të dini që unë personalisht jam këtu si nënë, si motra juaj dhe si një grua me ngjyrë”, u tha Meghan vajzave të reja duke u dhënë kështu shpresa se një ditë edhe ato mund të ishin në vendin e saj: të gjenin princin e kaltër po e po, por edhe atë të vërtetin.

Përveç fjalëve prekëse, pjesa tjetër e takimit kaloi me të qeshura dhe argëtim.

Share With:
Translate »
762 Views