Dhurata Dora sjell një imazh të rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa së fundmi vendosi të hapë arkivat.

26-vjeçarja ka prezantuar dukjen e saj në fëmijëri, të cilën siç shihet e kujton me nostalgji si një prej periudhave më të bukura të jetës.

Dhurata Dora kur ishte e vogël (Foto: Instagram)

Artistja duket po aq e njëjtë sikurse tani dhe siç bën të ditur kjo fotografi është realizuar në vitet e 90-ta.

Ajo ka filluar të merret me muzikë qysh në moshë të re dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej.

Share With:
Translate »
733 Views