James Corden: “Do t’ju mësoj fëmijëve të mi çdo gjë rreth komunitetit LGBT”

Moderatori i famshëm i emisionit “The Late Late Show” së fundmi është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Attitude” ku ka treguar për herë të parë se si fama ka ndikuar në jetën e tij.

James është shprehur se në fillimet e karrierës së tij në vitin 2007 ishte në një gjendje negative shpirtërore pasi fama nuk ishte aq mahnitëse sa e kishte imagjinuar.

Para se të firmoste kontratën për rolin e tij të parë si aktor ai u përball me ndarjen nga partnerja e tij prej 8 vitesh dhe kjo ngjarje asokohe u shndërrua në kryefjalën e portaleve online.

Corden shtoi se të vetmit që i qëndruan pranë në atë periudhë të vështirë ishin prindërit dhe miqtë e tij gay. Moderatori tregoi se miqtë e tij të komunitetit LGBT e kanë ndihmuar për të dalë nga ajo periudhë e errët e jetës së tij dhe për këtë i është shumë mirënjohës.

“Në familjen time jam mësuar se duhet t’i duam njerëzit për atë që janë, askush nuk ka lindur me ndjenjën e urrejtjes. Jam mbështetësi më i madh i komunitetit LGBT, ata janë miqtë e mi më të mirë. Fëmijëve të mi do t’u mësoj çdo gjë rreth tyre dhe marrëdhënieve gay” -Theksoi James Corden në intervistën e tij.

Share With:
Translate »
649 Views