Janet Jackson në super formë pas lindjes
Është kthyer përsëri në një grua normale! Janet Jackson ka treguar trupin e saj pas lindjes derisa ka bërë postimet e para për turneun e saj pasi që kanë kaluar 8 muaj nga lindja e djalit të saj Eissa
Janet Jackson po kthehet përsëri në formë pas lindjes se djalit të saj Eissa në janar.
Pop ikona ka postuar disa foto nga studio e saj e vallëzimit, duke paralajmëruar fansat për turneun e saj të ri në SHBA.
Në një snap të saj shihet se ajo është duke ushtruar me koreografin dhe make up artistin Preston Meneses.