Janet Jackson publikon për herë të parë foton e djalit të saj
Janet Jackson, një fanatike e privatësisë së jetës së saj, duket se nuk i ka rezistuar një fotoje me djalin e saj 3-muajsh Eissa. Këngëtarja 50-vjeçare ka publikuar këtë foto të adhurueshme, për herë të parë ditën e premte, të shoqëruar me mbishkrimin: “Djali im dhe unë pas gjumit”.
Në foto këngëtarja shihet teksa puth djalin e saj në ballë, ku ky i fundit ka hapur gojën.
Fotoja e parë e vogëlushit vjen menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga bashkëshorti i saj miliarder prej 5 vitesh, thua të ketë qënë ai që mbante anonime fytyrën e vogëlushit?