Jay-Z dhe Beyonce tur në verë bashkë me tre fëmijët

Jay-Z dhe Beyonce do të realizojnë një tur së bashku këtë verë. Reperi 48 vjeçar dhe këngëtarja 36 vjeçare do të jenë bashkë në tur për të dytën herë brenda katër vitesh.

Megjithatë, çifti i famshëm nuk do të jetë vetëm. Ata do të marrin edhe tre fëmijët e tyre, Blue Ivy gjashtë vjeç dhe binjakët Sir dhe Rumi, 8 muajsh. Lajmi për këtë tur të shumë pritur doli pasi Beyonce publikoi në rrjetin social “Facebook” një prej datave të koncerteve të tyre, 30 korrik në Filadelfia.

“Marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë dhe ata mendojë se ky tur do jetë një eksperiencë e shkëlqyer”- është shprehur një burim pranë tyre. Sakaq, bëhet e ditur se fansat e Jay-Z dhe Beyonce do të kenë mundësinë të dëgjojnë “live” disa këngë të tyre të reja.

“Të dy janë shumë të emocionuar për turin e ardhshëm, teksa është dashur shumë punë për ta realizuar. Kjo është zgjidhja më e mirë për familjen e tyre. Do të udhëtojnë të gjithë së bashku dhe do të kalojnë një aventurë shumë të këndshmë familjare”-është shprehur më tej burimi pranë tyre.Turi i fundit i çiftit ka qenë në vitin 2014, të cilin e mbyllën me një koncert në Paris, qytet i cili ka një domethënie të madhe për ta.

“Ne e dashurojmë Parisin, është qytet shumë i veçantë për ne, pasi aty jemi fejuar dhe pikërisht aty Beyonce mbeti shtatzënë me Blue Ivy”-është shprehur atëherë Jay-Z.

Share With:
Translate »
583 Views