Jay Z dhe Kanye West, në luftë të ftohtë se i përmendi familjen

“MTV Video Music Awards” e vitit të kaluar u bë mollë sherri mes Kanye West dhe Jay Z. Reperi West nuk e priti mirë triumfin e Beyonce në këtë kompeticion, dhe volli vrerë mbi familjen e Jay Z.

Ai u shpreh se Beyonce kishte vënë si kusht performance në MTV marrjen e çmimit “Video of the Year” për “Formation”.

Ai shtoi më tutje se vajza e çiftit Beyonce-Jay Z nuk kishte luajtur një herë të vetme me dy fëmijët e West.

Në një intervistë për “Rap Radar”, Jay Z ka vendosur të flasë për herë të parë për sherrin me West. Ai është shprehur se Kanye kaloi çdo limit duke i përmendur atij gruan dhe vajzën.

“Ti lëndohesh sepse ky tipi po fliste për ty në një skenë. Por ajo që më lëndoi më shumë është se ti nuk sjell dot në këtë diskutim vajzën time apo gruan time. Kanye është vëllai im i vogël. Ne kemi folur me qindra herë. Ai madje bëri edhe një këngë për mua, “Big brother”. Kemi pasur sherre më të mëdha, por tani që solle familjen time në këtë çështje, tani filluan problemet. Ai e di që i kaloi limitet”,-është shprehur Jay Z.

Share With:
Translate »
789 Views