“Je shtatzënë?”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë për lajmin e ëmbël

Së fundmi moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj u përfol për një shtatzëni të dytë. Shkak u bënë disa foto të publikuara në Instagram, ku ndjekësit i shkruanin se barku i dukej i fryrë dhe e pyesnin nëse është në pritje të ëmbël.

Rudina i shtoi dyshimet kur fshiu të gjitha komentet e tilla nga postimi i saj.

Sot Rudina është pyetur sërish nga ndjekësit dhe ka vendosur të përgjigjet për herë të parë.

“Akoma ju?”, përgjigjet moderatorja duke treguar se i ka ardhur në majë të hundës me thashethemet.

Së fundmi Rudina postoi edhe një video nga palestra ku tregonte barkun e sheshtë, para dhe në profil, duke hedhur poshtë thashethemet për një shtatzëni.

Share With:
Translate »
390 Views