Jona Spahiu emocionohet nga surpriza speciale e nënës së partnerit

Jona Spahiu ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “ABC e Pasdites”, në të cilin ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta personale dhe profesionale. Ndër të tjera ajo mori një surprizë shumë të veçantë nga vjehrra e saj, që kishte përgatitur një videomesazh për Jonën. Moderatorja u surpriza shumë nga videoja e vjehrrës, sepse u shpreh se nuk e priste.

“Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit”, u shpreh vjehrra e Jonës në videomesazh.

E emocionuar nga surpriza, moderatorja tha se nëna e partnerit është një njeri shumë i dashur dhe se ka mësuar mjaft gjëra prej saj.

“Dashuri, dashuri, është një dashuri. Nuk kam fjalë. Ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh energjia e tyre të përfshin. Nuk ka një njeri që kur e njeh  ‘mamon’ (unë kështu i thërras) nuk e do. Unë kam mësuar të zhvillojë tolerancën nga mamo. E di, më ke kapur shumë të surprizuar nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”, tha Jona.

 

Gjithashtu ajo tregoi se një nga gjërat më të vështira për të ishte momenti kur u infektua me Covid-19 familjarisht, me djalin dhe bashkëshortin. Jona rrëfeu se si fillim ishte infektuar Frenkli, më pas ajo dhe djali. Moderatorja u shpreh se infektimi i djalit ishte fundi i botës për të, por fatmirësisht e kaluan të tre në gjendje të mirë dhe të pandarë nga njëri-tjetri.

Share With:
Translate »
502 Views