“Jemi jashtëzakonisht të bekuar”, aktori i famshëm bëhet baba dhe zbulon emrin e vajzës

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt mirëpritën sot fëmijën e tyre të parë së bashku. Lajmi ka qarkulluar në të gjitha mediat amerikane, ndërsa një orë më parë, vetë çifti e ka konfirmuar me një foto të duarve të familjes së re, duke zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Lyla Maria.

“Jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë, Lyla Maria Schwarzenegger Pratt. S’mund të ishim më të lumtur. Si nëna ashtu edhe fëmija janë shëndoshë e mirë. Jemi jashtëzakonisht të bekuar. Ju duam, Katherine dhe Chris”, -shkruajtën ata.

Kohët e fundit, Katherine foli për shtatzëninë e saj gjatë një Instagram Live, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë për të, të ishte shtatzënë në këtë periudhë, por ia ka dalë falë familjes së saj dhe mbështetjes së Chris.

Aktori dhe vajza e të famshmit Arnold Schwarzenegger u martuan në qershor të 2019-ës, 5 muaj pasi shpallën fejesën. Ndërsa lajmin e shtatzënisë e dhanë në muajin prill.

Share With:
Translate »



253 Views