Mami Klea këndon për Krid, i vogli fansi më i madh i saj

Teksa Krid rritet dita ditës, mami dhe babi tij, i dhurojnë të voglit momentet më të bukura. Ka qenë Klea ajo e cila ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj një video ku këndon për Krid dhe i vogli gëzon kur dëgjon zërin e mamit.

“Ky djalë do më shpërthejë zemrën. Atij i pëlqen kur mami dhe babi këndojnë për të”, ka shkruar Huta krah postimit në ‘Instastory’.
Me siguri këto duhet të jenë momentet më të lumtura për Klean dhe Elgitin.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Huta tregoi se pavarësisht impenjimeve si mami shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

 

 

Share With:
Translate »



227 Views