“Jeni gjithçka për mua”, përlotet për herë të parë para kamerave Cubi teksa flet për prindërit

Cubi, aktorja e njohur e programit të humorit “Klanifornia” që transmetohet në Tv Klan ka qenë e ftuar në “E ardhmja është vajzë” ku dhe është emocionuar dhe na ka prekur e ka na bërë të qeshim të gjithëve me rrëfimet e saj.

Cubi: Është ndryshe tipi i mamit nga babi. Babi ndoshta, edhe shpirti i artistit, unë e kuptoj këtë pjesë, një natyrë më emotive, një natyrë më e ndjeshme. Momente të tjera nuk është se kam pasur në jetë.

Ermira Çausholli: Megjithatë, të provosh kujdesin e prindërve në momentin kur ke probleme me shëndetin, kjo realisht është një forcë e madhe. Është ndoshta 50 për qind e atij çastit kur ti shërohesh dhe është nga kujdesi dhe nga dashuria e prindit.

Cubi: Sot, me gjithë rikthimin që kam bërë në Klanifornia, me gjithçka e kam nga forca e tyre dhe nga mbështjetja e tyre.

Ermira Causholli: Epo, thuaju ca fjalë zemre të dyve publikisht tani.

Cubi: Mami, Babi, ju e dini se unë jam shumë e fortë. Është hera e parë që unë qaj para kamerës dhe jam e bindur që ti mami do të qash shumë në këto momente, por është hera e parë që unë ju them publiksht: Ju dua shumë, ju jeni gjithçkaje që unë jam sot.

Share With:
Translate »
134 Views