Jennifer Aniston në pritje të ëmbël në moshën 48-vjeçare me një surprizë të madhe

Jo e një, por e dy fëmijëve!
E kemi dëgjuar dhe e kemi lexuar aq shumë here sa është bërë si ajo përralla e bariut gënjeshtar, që kur erdhi ujku, hëngri gjithë kopenë, sepse nuk e besonte më askush. 
Kësaj here, sipas revistës Australiane, New Idea, aktorja 48 vjeçare është vërtetë shtatzënë dhe shumë e lumtur për këtë.
Por, përveç fëmijës biologjik që po pret nga bashkëshorti i saj, Justin Theroux, thuhet se do të birësojnë edhe një bebush nga Puerto Riko.

“Jen dhe Justin kishin vendosur të na bënin një suprizë në muajt e fundit të vitit 2017. Ata u kanë thënë familjarëve dhe miqve të afërt se tashmë po ndodh mrekullia që kishin shpresuar aq shumë. As ata vetë nuk e besonin që ëndrra për një fëmijë më në fund po realizohej. Justin ka qenë gjithnjë mbështetës dhe këtë herë duhet të ‘përmbante’ lumturinë e së shoqes”0 ka thënë një burim pranë çiftit për revistën.

Share With:
Translate »
883 Views