Na dhanë lajmin se do bëhen prindër, por sot çifti i famshëm e humbi fëmijën

Vetëm pak orë më parë revista “Chi” do të njoftonte shtatzëninë e saj. Lajmi u publikua edhe nga “Gazzetta dello Sport” për t’i bërë më shumë jehonë “babait” Christian Vieri, ndërsa sot vjen edhe lajmi i trishtë.  Costanza Caracciolo, e dashura e Bobo Vierit ka humbur fëmijën që priste të sillte në jetë. Dyshja është dashur të bëjë publik lajmin përmes një komunikate, si për të hedhur poshtë njoftimet e mëparshme të medieve, edhe pse për ta është një moment tejet i trishtë.“Me dhimbje për ne, por jemi të detyruar të shuajmë zërat për shtatzëninë time që po qarkullojnë nëpër disa media gjatë këtyre orëve. Fatkeqësisht, fati vendosi që të mos ishte ky momenti i duhur. Kërkojmë nga të gjithë që të na mirëkuptojnë dhe të respektojnë këtë moment delikat të jetës sonë”, thuhet në komunikatën e çiftit./Kids’Time/

Share With:
Translate »
888 Views