Jennifer Lawrence kalon festat me fëmijët e sëmurë në spital
Jennifer Lawrence ka lindur në një qytet të vogël, Indian Hills në Kentucky. Por aktorja u kthye në vendlindje për një arsye shumë të veçantë.
Ylli i Hollywood vazhdoi traditën e festave duke kaluar edhe këtë vit Krishtlindjet me fëmijët e sëmurë në Spitalin e Fëmijëve Norton.
Spitali publikoi disa foto të vizitës së aktores duke shkruar: “Një falenderim të veçantë për Jennifer Lawrence që vizitoi fëmijët dhe shpërndau në spital atmosferën e festave.”
Jennifer dukej shumë e thjeshtë dhe e qeshur me fëmijët.
Ajo mbante veshur pantallona dhe bluze, ndërsa nuk kishte vënë make-up.
Vizita e spitalit të Jennifer është një traditë vjetore për gjashtë vitet e fundit. Ylli i filmave ka një lidhje të gjatë me spitalin e fëmijëve.
Në vitin 2016, Lawrence dhuroi 2 milionë dollarë për institucionin, duke themeluar fondacionin Jennifer Laërence Foundation Cardiac Intensive Care Unit për fëmijët e sëmurë nga zemra.