Nuk ka dhurata për fëmijët e Ashton dhe Mila, arsyeja është e fortë

Muaj më parë gjatë një interviste Ashton Kutcher dhe Mila Kunis zbuluan se janë prindër vërtetë të rreptë duke rrëfyer se për fëmijët e tyre nuk do të ketë asnjë trashëgimi. Paratë e tyre ata do të duhen t’i fitojnë vetë. Së fundmi dyshja e famshme e aktorëve kanë treguar se për Krishtlindje fëmijët e tyre nuk do të marrin asnjë dhuratë. Sipas Milës, ata janë shumë të vegjël dhe nuk e dinë se çfarë duan për këtë arsye është e kotë që t’i blejnë dhurata djalit dhe vajzës. Ajo gjithashtu shtoi se të gjitha dhuratat e blerë nga të afërmit e tyre do të shkojnë për bamirësi.

Share With:
Translate »
573 Views