“Jetoj me mungesën tënde”, dedikimi prekës i Ana Likës në ditëlindjen e të ëmës së ndjerë
Pak muaj më parë motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ndërroi jetë. Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e një sëmundjeje.
Ditën e sotme ajo do festonte ditëlindjen dhe aktorja ka bërë një postim prekës në mediat sociale.
Ajo ka ndarë disa foto me të ëmën në Instagram duke shkruar:
“Çdo ditë të jetës sime jetoj me ty dhe me mungesën tënde. Çdo datë 25 maj unë të kam uruar ditëlindjen dhe sot do doja shumë të ta uroja si çdo vit por ti nuk je më këtu me mua. Ama vetëm fizikisht, prandaj unë prapë dua ta festojë këtë ditë për ty. Më mungon zëri yt, më mungon buzëqeshja jote! Më mungon humori yt! Më mungojnë kritikat e tua, më mungojnë këshillat e tua! Më mungon ti e bukura ime! Mami të dua shumë!”