Jimmy Kimmel përlotet në transmetim teksa flet për të birin e sëmurë!

Moderatori i njohur amerikan, Jimmy Kimmel ka treguar një histori të trishtë familjare në programin e tij. Djali i moderatorit të njohur vuan nga një sëmundje e rëndë që prej lindjes.

Përgjatë 13 minutave, Kimmel tregoi se bashkëshortja e tij Molly McNearney pati një lindje të lehtë: “Vetëm 6 shtyrje dhe Billy ishte jashtë! Në fillim, dukej sikur ishte i shëndetshëm, por gjithçka ndryshoi 3 orë pas lindjes!”.

“Ishte një infermiere mjaft e vëmendshme ajo që zbuloi se vogëlushi kishte një qarkullim gjaku të çrregullt dhe filloi të merrte ngjyrë paksa lejla. Analizat tregonin se nuk kishte mjaftueshëm oksigjen në gjakun e tij. Ndërkohë që një eko tregoi se mushkëritë e Billit kishin probleme. Dhe në atë moment e gjithë dhoma u mbush me doktorë dhe infermierë.”, – ka shtuar Jimmy.

Nga ana tjetër, me një zë mbytës moderatori tregon: “U tmerrova! Bashkëshortja ime ishte në dhomë pa asnjë ide ç’po  ndodhte ndërsa unë u gjenda i rrethuar nga njerëz të shqetësuar dhe nervozë!”.

“Ishin 3 orët më të gjata të jetës sime!”, – vazhdon ai. “Tashmë, Billit i duhet të nënshtrohet një sërë ndërhyrjes kirurgjikale për t’u rikthyer në normalitet!”.

Për më shumë, mund të ndiqni monologun e Jimmy Kimmel

Share With:
Translate »
833 Views