Jo më rroba dhe arusha, ja çfarë dhuratash duan nënat kur lindin fëmijën e dytë
Kur e lindni fëmijën e parë, ju mbusheni me rroba të bebeve, këpucë të vogla dhe lodra të buta të cilat gjenden kudo në shtëpi.
Por, herën e dytë gjithçka ndryshon.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ne ju sjellim një listë me gjërat të cilat nënat vërtetë i duan si dhuratë:
Një palë tjetër të “duarve”
Të pasurit një bebe të dytë me të vërtet se është shumë stres – pavarësisht se nënat veçse janë mësuar t’i kryejnë disa punë njëkohësisht. Kështu, nënat ndonjëherë thjesht i duan një palë tjetër të duarve që u ndihmojnë atyre me punët e zakonshme, përderisa ato përpiqen ta ushqejnë të porsalindurin.
Ushqime të lehta
Koha e ushqimit asnjëherë nuk do të jetë e njëjtë kur keni për t’i ushqyer dy gojë të vogla.
Përpjekja për t’i përgatitur fëmijës së parë diçka që i pëlqen, përderisa njëkohësisht e ushqen të porsalindurin me të vërtetë se është gjë e vështirë.
E në këso raste, nënat thjesht provojnë që herë pas here ta gëlltisin një pjesë tosti.
Kështu, nënave në këto raste u duhet dikush që iu gatuan diçka të cilën e ha e tërë familja.
Gjumi
Ahh gjumi… gjumi për nënat e dy fëmijëve është vetëm kujtim i mirë i së kaluarës.
Duke e ndjekur njërin fëmijë tërë ditën, e duke u marrë me të qarat e tjetrit fëmijë tërë natën, gjumi është i pamundur për shumicën e grave.