Do ta merrni fëmijën në udhëtim? Ndiqni patjetër këto hapa

Hapat që duhen ndjekur në qoftë se vendosni të udhëtoni me fëmijën tuaj
Kur vjen puna tek udhëtimi bashkë me fëmijët e vetmja gjë që mund të bëni është të filloni të kryqëzoni gishtat dhe të luteni që gjithçka të shkojë mirë. Bëhet fjalë për udhëtimet me orë të tejzgjatura dhe për fëmijët nën moshën 3 vjeçare. Menjëherë ju vijnë në mendje ulërimat e tyre dhe të qarat shurdhuese apo momenti kur ktheni kokën dhe shihni të gjithë pasagjerët e tjerë duke ju vështruar. Ju duket sikur nga çasti në çast do t’ju flakin jashtë kabinës së avionit. Por tashmë ka disa mënyra shumë efikase për ta shmangur këtë, për të pasur një udhëtim sa më të lehtë me fëmijën tuaj, pa u shqetësuar për asgjë.

A përbën ndonjë problem fakti që fëmija vuan nga një sëmundje?
Sigurisht që po. Kur bëhet fjalë për fëmijë të cilët vuajnë nga një sëmundje e caktuar, duhet patjetër që prindërit të jenë të përgatitur për gjithçka. Në rastin e azmës, duhet të keni me vete pompën e oksigjenin dhe ilaçet e ndyshme në rastet kur fëmija vuan nga ndonjë alergji ushqimore.

Bëni ndalesa të shumta gjatë udhëtimit
Kur udhëtoni për një kohë të gjatë është shumë e rëndësishme për fëmijët të bëjë disa ndalesa gjatë saj. Përpiquni që t’ia lehtësoni sa më shumë fluturimin fëmijës duke vizituar vende të ndyshme, parqe lojrash gjatë ndalesave të ndyshme. Avioni për të vazhduar udhëtimin do të ishte mirë të nisej në mbrëmje. Gjatë kësaj kohe fëmija mund të fle, në mënyrë që të mos lodhet gjatë udhëtimit.

Kini kujdes me presionin e veshëve
Rritja e presionit të veshëve tek fëmijët gjatë nisjes së avionit apo uljes së tij, shkakton dhimbje të forta. Për të shmangur këtë fëmijët mbi 4 vjeç mund të përtypin çamçakëz, kjo vlen dhe për të rriturit, ndërsa fëmijët nën 3 vjeç mund të konsumojnë ushqim.

Vishni një veshje të përshtatshme
Gjatë udhëtimit me avion është e ndaluar të vishni shapka. Do të ndiheni më të rehatshëm në qoftë se vishni këpuce dhe çorape.

Sigurohuni që fëmijët të qëndrojnë të hidratuar
Është shumë e rëndësishme të qëndoni të hidratuar gjatë udhëtimeve. Pini së paku 4 gota uji në një gjysëm ore.

Merreni me vete kudo rehatinë e shtëpisë
Mundohuni që fëmija juaj të ndihet sa më rehat si në shtëpinë e tij. Merrni me vete lodrat e tij, librat apo dhe rrobat e preferuara. Kjo e bën fëmijët të ambjentohet më shpejt dhe të mos e ketë të vështirë të udhëtojë sërish me avion.

Merrni ushqime me vete
Jo gjithmonë është e mundur që fëmijës ti pëlqejë ushqimi që serviret në avion, prandaj do të ishte mirë të merrnit ushqime me vete. Por sigurohuni që të jenë fruta apo perime të freskëta, por mos përjashtoni mundësinë që ndonjë pasagjer mund të ketë alergji nga to.
Sigurohuni të zbatoni secilën nga pikat e mëparshme për të pasur një udhëtim sa më të sigurt dhe të lehtë me fëmijën tuaj.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
669 Views