Jodi gjatë shtatzanisë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e bebes

E dini që njëri ndër mineralet më të rëndësishme për nënën dhe fëmijën është jodi?

Pikërisht për shkak të jodit duhet të mësoni për disa fakte më pak të njohura të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës që në zhvillimin embrional.

Për t’u zhvilluar fëmija normalisht gjatë shtatzënisë, fizikisht dhe mendërisht – është shumë me rëndësi që shtatzëna të marrë rregullisht vitamina dhe minerale.

Midis të parëve në listë patjetër është jodi. Jodi ndikon në shëndetin e gjëndrave tiroide të nënës, si edhe në zhvillimin e drejtë dhe mendor të fetusit.

Pikërisht jodi ka rolin kryesor për zhvillimin e rrjetit të neuroneve të fëmijës.

Doza e rekomanduar e sasisë së jodit është 150 mikrogramë. Mjekët këshillojnë 200, ndërsa kur është fjala për shtatzënat – edhe deri në 300 mikrogramë.

Si t’i plotësoni nevojat me këtë mineral të vlefshëm?

Zgjedhja është e madhe. Jod më së shumti ka në peshkun e detit dhe në alga por as pjaca (dyqanet) nuk mbeten prapa.

Karota, lulelakra, artiçoka, spinaqi, pastaj diç më pak – produktet e qumështit dhe – te ne – uji mineral është i pasur me jodin e zbërthyer në mënyrën natyrale.

Share With:
Translate »
1747 Views