John Travolta kujton djalin e tij të ndjerë me një postim emocionues: Më mungon shumë

Aktori John Travolta (71 vjeçar) ka kujtuar djalin e tij të ndjerë Jett, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 33-të, me një mesazh emocionues.

Gjegjësisht, aktori në profilin e tij në Instagram ka shpërndarë një foto të rrallë me djalin e tij të ndjerë me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Jett. Më mungon shumë. Do të dua përgjithmonë”

Jett është fëmija më i madh i Travoltas dhe gruas së tij të ndjerë Kelly Preston, ai vdiq tragjikisht në vitin 2009 gjatë një pushimi familjar në Bahamas, ai ishte vetëm 16 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Travolta (@johntravolta)


Ai vuante nga autizmi, astma dhe sindroma Kawasaki, dhe sipas raportimeve, ai pati një krizë epileptike dhe ra e goditi kokën në vaskë.

“Ishte gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time. Sinqerisht, nuk e dija nëse do të mbijetoja. Jeta nuk ishte më interesante për mua dhe m’u desh shumë kohë për të gjetur përsëri kuptimin”, kujtoi John në një intervistë me Barry Norman në 2014.

Rastësisht, gruaja e tij Kelly Preston, e cila humbi betejën me kancerin e gjirit në vitin 2020, besonte se produktet shtëpiake, plehrat dhe pesticidet kontribuan në zhvillimin e problemeve shëndetësore të Jett-it.

Gjatë 29 viteve të martesës, John dhe Kelly patën dy fëmijë të tjerë: Ella Bleu (25 vjeçe) dhe Benjamin (14 vjeç).

Share With:
Translate »
45 Views