Udhëtimi në hapësirë i Katy Perry-t sapo na zbuloi vajzën e saj dhe Orlando Bloom, Daisy
Nëse ndonjëherë ke menduar: Si duket vajza 4 vjeçe tashmë e Katy Perry dhe Orlando Bloom, s’ka më enigmë.
Daisy, vajza e Katy Perry-t, u shfaq për herë të parë në publik të hënën, ndërsa ndiqte emocionuar misionin hapësinor të nënës së saj me raketën Blue Origin, e cila kishte një ekuipazh tërësisht femëror. Këngëtarja 40-vjeçare mori pjesë në një udhëtim 11-minutësh drejt hapësirës, së bashku me emra të njohur si Lauren Sanchez dhe Gayle King, përpara se të rikthehej e sigurt në Tokë.
Mes spektatorëve ndodheshin edhe aktori Orlando Bloom dhe vajza e tyre Daisy, e cila tërhoqi vëmendjen me një kostum astronauti për fëmijë. Deri tani, çifti ka qenë shumë i rezervuar për ta ekspozuar të bijën, duke shmangur publikimin e imazheve të saj në rrjetet sociale.
I vetmi që dha një ide si mund të dukej vajza e tyre ishte Orlando kur e përshkroi njëherë.