Jolie: Brad Pitt në shtëpi ishte kërcënim për sigurinë e fëmijëve

Brad Pitt po vazhdon luftën për kujdestarinë e fëmijëve, por gjykata në një vendim ia ka dhënë Angelina-s. Kjo e fundit ka folur si rrallëherë për martesën dhe divorcin e sipas saj, Brad në shtëpi ishte kërcënim për sigurinë e fëmijëve.

“Nuk filloi me situatën në avion, ka shumë më shumë se kaq. Situata ishte më e komplikuar”, ka thënë Angelina referuar historisë që bëri bujë disa vite më parë. U tha se Brad pati një debat me Maddox, djalin e madh dhe një përplasje fizike gjatë një fluturimi. Angelina nuk e mohoi. Përkundrazi e pohoi, por ama nuk bën përgjegjëse vetëm këtë situatë.

Ajo pretendon se Brad ishte kërcënim serioz për fëmijët në shtëpi, ndaj edhe kërkoi divorcin prej tij. Nga ata tjetër vetë Brad e ka pranuar varësinë e tij nga alkooli.

Share With:
Translate »
33 Views