Jona Spahiu zbulon dhuratën e parë që i bëri partneri për bebin dhe të gjithë duhet të marrim shembull

Moderatorja Jona Spahiu vendosi t’u përgjigjej disa pyetjeve private të fansave në Instagram, në lidhje me bebin që po pret dhe partnerin.

Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë. Pikërisht për këtë moment të veçantë kanë qenë të interesuar shumë fansa.

Njëra nga pyetjet që “iconstyle.al” i ka bërë Jonës ka qenë ajo në lidhje me dhuratën e parë që partneri ka bërë për bebin që pritet të vijë në jetë.

Moderatorja tregoi se bashkëshorti i saj Frenkli Ymeri ka blerë një arkë kursimi për fëmijën, të cilën po e mbush vetë:

“Një arkë kursimi që po e mbush ai vetë”, shkruan moderatorja.

Sa i përket emrit të bebit, Jona Spahiu tha se ia ka deleguar përgjegjësinë të afërmes së Frenklit, ndërsa për nepsin e shtatzënisë, moderatorja tregoi se fiksimi i saj janë dhe kanë qenë akulloret.

Share With:
Translate »
1103 Views