Jorida si Beyonce, në superformë dy muaj pas lindjes së binjakëve

Ajo është ndër deputetet më të ëmbla të Parlamentit Shqiptar. Gjithnjë me fustane dhe kostume shumë elegante, Jorida Tabaku është një nga deputetet më të bukura. Së fundmi ajo është nënë e dy binjakeve të quajtura Arba dhe Iris. Edhe pse ishte shtatëzënë, deputetja ka qenë shumë aktive në zhvillimet brenda partisë ku ajo bën pjesë. Ardhja në jetë e dy vogëlusheve e shkëputën për pak kohë nga skena politike, por kjo nuk zgjati shumë pasi Jorida është rikthyer në politikë, dhe duhet thënë më e bukur se asnjëherë. Duket se mëmësia i ka dhënë shumë nur deputetes së PD. Në disa foto që ka postuar në profilin e saj në Facebook gjatë një takimi me senatorët amerikanë, ajo që bie në sy janë format e rregullta trupore. E qeshur si gjithmonë, me një fustan të ngushtë pas trupit, dhe me flokët e krehura shumë natyralisht, Jorida duket më në formë se kurrë. Tabaku është një deputete mjaft aktive në Parlament dhe një zë i fuqishëm për problemet e mëdha që ka ekonomia shqiptare, dhe do të jetë pjesë e Kuvendit edhe këtë sesion të ri parlamentar.

Share With:
Translate »
852 Views