Gjërat që një baba duhet të dijë për vajzën e tij

Zakonisht thuhet se një baba nuk e kupton se është bërë prind deri në momentin kur mban në krahë fëmijën e tij të parë. Megjithatë, ka një rol kryesor në rritjen e fëmijëve e sidomos të vajzave. Një baba për një vajzë do të jetë gjithmonë mashkulli dhe dashuria e parë e saj, pika e parë e referimit mashkullor. Ja disa këshilla atëherë për baballarët, të cilët duan të jenë perfektë për vajzat e tyre.

Do të influenconi zgjedhjen e partnerit të vajzës suaj

Do të jeni mashkulli i parë që vajza do t’i referohet, do t’ju konsiderojë perfekt dhe më të mirin e të gjithë meshkujve. Nëse do të jeni një baba i mirë, vajza juaj do të dojë të martohet pikërisht me një person identik si ju, ndërsa vajzat më rebele do të zgjedhin kopjen tuaj perfekte.

Vajza do t’ju vëzhgojë se si do ta trajtoni mamanë e saj

Mamaja mbetet gjithmonë pika e parë e referimit për vajzën tuaj: duhet ta respektoni dhe ta doni shumë bashkëshorten. Nëse grindeni ose kaloni kriza, ajo do ta kuptojë dhe do të vuajë së tepërmi për këtë gjë. Krijoni harmoninë në çift për të arritur qetësinë në familje.

Krijoni kujtime

Darkat në familje, shkuarjet në kinema, udhëtimet … janë të gjitha eksperienca që vajza juaj dëshiron të bëjë me ju. Kur të jetë e madhe, do të kujtojë me shumë kënaqësi këto momente të fëmijërisë së saj.

Ndiqni pasionet e saj

Mbase nuk jeni të pasionuar pas kërcimit, artit ose modës, por duhet të bëni disa sakrifica. Vajza juaj do t’ju dojë shumë, nëse do të jeni të aftë që ta ndiqni dhe mbështesni në pasionet e saja.

Vajza juaj është gjithmonë më e bukura

Mos e limitoni vajzën tuaj në mënyrën e të veshurit. Mësojini se pamja e jashtme është e rëndësishme, por që bukuria e shpirtit është edhe më shumë. Përsëritjani vazhdimisht që nuk është vetëm e bukur, por ka edhe një shpirt të mrekullueshëm dhe një zemër të madhe.

Dilni me të

Dalja me vajzën duhet të jetë prioriteti i çdo babai. Në këtë mënyrë, qysh vajzë, do ta kuptojë se në çfarë mënyre duhet ta trajtojë një mashkull një vajzë.

Në adoleshencë qëndroni shumë pranë

Edhe pse babai ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e vajzës si në sferën personale, profesionale dhe atë të ndjenjave, në stadin e adoleshencës zhvillohet një distancë midis tij dhe vajzës, e cila mbetet esenciale për përgatitjen e shtigjeve të reja në marrëdhënie me meshkujt e tjerë në jetën e së bijës. Vajza adoleshente bëhet më indiferente dhe lidhja gjithnjë e më shumë e tensionuar.

Babai kërkon të jetë akoma aktiv në vlerësimin e feminilitetit dhe bukurisë së vajzës, por i duhet të pranojë njëkohësisht se tashmë ajo është e preferuar edhe në sytë e meshkujve të tjerë.

Në këtë periudhë, situata tensionohet akoma më shumë kur vajza kërkon të mbyllet në dhomën e saj duke ëndërruar për dashuritë e reja të moshës e duke u sjellë e ftohtë me babanë dhe akoma më keq kur në këtë moshë duket se vajza rifillon të afrohet sërish me nënën. Gjatë kësaj kohe, babai duhet të vazhdojë t’i qëndrojë pranë vajzës. Edhe pse ajo duket një e huaj.

Një vështrim mbështetës, mbrojtja dhe përkëdheljet prindërore nuk duhen mohuar dhe nuk duhet të mungojnë përgjatë kësaj periudhe, pasi roli i babait mbetet vendimtar dhe largësia emocionale është vetëm e përkohshme.

Komunikimi i veçantë në moshën e pjekurisë

Kur një vajzë tashmë është e pjekur, ajo ndërton një lidhje të veçantë me secilin nga prindërit. Vajza e re së bashku me ndryshimet fizike-emocionale do ta ketë të vështirë që të ruajë të njëjtën marrëdhënie me babanë si më parë. Vajza e rritur dëshiron të ketë afrimitetin e dikurshëm me babanë, pa qenë pranë fizikisht me njëri-tjetrin.

Konkretisht, babai nuk mund të hyjë më si më parë në dhomën e vajzës apo akoma edhe më shumë në tualet. Për këtë arsye, mbajtja e linjave të komunikimit është vendimtare për të siguruar lidhjen atë e bijë dhe që të qëndrojë e fortë gjatë viteve që vijnë.

Share With:
Translate »
649 Views