Vajza e Schumacher shpallet kampione në kalërim

Vajza e Michael Schumacher, Gina ka fituar një medalje të artë gjatë Kampionatit Botëror të  Kalërimit në Zvicër. Atletja amatore, 20-vjecarja po ndiqej nga nëna e saj Corinna, vëllai Mick dhe gjyshërit e saj, prindërit e Michael. Ajo suprizoi publikun prej 1400 personash ndërsa tregonte aftësitë e saj gjatë kalërimit. Gina ishte ylli i shfaqjes në konkursin vjetor të kuajve që u mbajt këtë vit në Givrin, rreth 80 milje larg kryeqytetit Bern. Vajza e legjendës të Formula 1 arriti të shënonte fitoren për rezultatin më të lartë duke llogaritur shpejtësinë dhe aftësitë e saj si kalorëse. Bukuroshja bjonde dukej shumë simpatike, e veshur me kapele të zezë, bluze dhe xhinse blu, të shoqëruara me cizmet e zeza.

Share With:
Translate »
654 Views