Jozefina Topalli voton bashkë me vajzën dhe bashkëshortin

Ish nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka votuar ditën e sotme në Shkodër e shoqëruar nga bashëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli.Ajo u shpreh se janë tre arsyet pse voton sot bashkë me familjen e saj, pluralizmi, cinizmi i pushtetit qendror dhe një mënyrë për t’i thënë jo braktisjes së vendit.

Jozefina Topalli voton në Shkodër: Një votë për

“Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë”, deklaroi ajo.

Jozefina Topalli voton bashkë me vajzën e bashkëshortin: Një votë për  pluralizmin! – BoldNews.al

Share With:
Translate »
73 Views