Ju njohim me nënën e 12 fëmijëve e cila për 16 vite radhazi ka qenë shtatzënë!

Një nënë e 12 fëmijëve, e cila ka kaluar 16 vite radhazi shtatzënë, ka deklaruar se tani që e ka mbyllur zgjerimin e familjes së saj dhe e ka të vështirë të përshtatet me faktin që nuk është duke pritur fëmijë. 38-vjeçarja Iris Purnell, nga Kalifornia, ka 7 djem dhe 5 vajza dhe është bërë virale në TikTok me historinë e saj. Gruaja amerikane thotë se:

Të kesh një fëmijë brenda teje është një “ngritje shpirtërore” dhe më ka mësuar që të jem e duruar me trupin tim.

Ndërkaq, në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur. Në të gjitha rastet lind pyetja: “Çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

Share With:
Translate »
25 Views