Ju prezantojmë me motrën e Meghan Markle, nuk kanë aspak lidhje me njëra-tjetrën

Të qenurit pjesë e familjes mbretërore, sigurisht çdo detaj nga e shkuara merr jetë dhe vihet në paralel me të tashmen. Për Meghan Marklen janë bërë publike shumë video të saj kur ishin fëmijë, të cilat sot lexohen si tregues qe Meghan e kishte “të shkruar” se një ditë do të bëhej princeshë.

Ndonëse është folur aq shumë për të, a e dinit që ajo kishte një motër? Më saktë gjysmë motër nga babai, por nuk është një marrëdhënie normale siç mund të jetë midis dy motrave. Ajo quhet Samantha Grant dhe është shkrimtare, madje po shkruan një libër për historinë e Meghan. Shumë e kanë cilësuar historinë e saj si ajo e hirushes, por Samantha nuk mendon kështu. Gjysmë motra e Meghan shprehet se historia e Hirushes është shumë ndryshe nga ajo e Meghan dhe Harry. Gjithashtu, kur Princ Harry tha në një intervistë që familja e tij është familja që Meghan nuk e ka pasur kurrë, ajo iu kundërpërgjigj duke u shprehur se Meghan ka një familje të madhe që ka qenë pranë saj në çdo moment, kur ajo ka pasur nevojë.

Samantha i ka dalë kundër Meghan, pasi sipas saj, ajo nuk po e ndihmon babanë e saj financiarisht. Thomas Markle ka shpallur falimentin dhe po jeton në Meksikë në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë që nga ana tjetër Meghan nuk shqetësohet aspak për të, por blen rroba shumë të kushtureshme që kapin edhe shifra mbi 70 mijë dollarë.

Pra me pak fjalë, një motër që i del kundër motrës…Megjithatë, Samatha ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në dasmën mbretërore. Nuk mund ta humbte një rast të tillë.

Share With:
Translate »
1120 Views