Solisti i grupit të famshëm, përballë dilemës më të madhe të jetës

Liam Payne kohët e fundit është përqëndruar në karrierën e tij muzikore, duke lënë pas kujdesin për familjen dhe djalit të tij të vogël, Bear. Ylli i “One Direction” ka punuar shumë që pas debutimit të albumit te tij solo. Nga lidhja me këngëtaren Cheryl Chole, familja e tyre është e bashkuar dhe ata janë të lumtur me njeri-tjetrin, por ai ka pohuar se nuk po i kushton aspak kohë qëndrimit me djalin e tij të vogël dhe të dashurën e tij të zemrës.

Udhëtimi i tij i fundit në Dubai, pak ditë më parë, këngëtari në një intervistë për “The National”, rrëfeu: “ Më duhet të punojë shumë për të krijuar një jetë shumë të mirë për djalin dhe familjen time, të cilët i adhuroj. Ndihem keq sepse më duhet të bëjë një zgjedhje, është ndoshta më e rëndësishmja në jetën time, duhet të zgjedh familjes ose karrierën, i dua të dyja shumë janë jeta ime, por, koha që po humbas me djalin po më trishton shumë.”

I emocionuar ai rrëfeu edhe projektet e tij muzikore dhe shtoi se ka nevojë për pak pushim, ndoshta është koha e duhur për të qëndruar me familjen.

Share With:
Translate »
787 Views