Jul Deda dhe partnerja e tij ‘po punojnë’ për një fëmijë të tretë
Mesa duket Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda paskan plane për të zgjeruar familjen. Ata kanë dy fëmijë së bashku, djalin Mateo dhe vajzën Reina.
Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, Juli tha se kanë plane për një fëmijë të tretë.
“Brenda shtëpisë the se nëse do të fitoje do të bëje një fëmijë të tretë. Po tani?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Julit, i cili duke qeshur tha “po punojmë”, duke treguar se në planet e çiftit është që familjes së tyre ti shtohet një pjestar i ri.
“Thashë nëse do të fitoja, jo nëse jam fitues i publikut (qesh). Nuk është me plan kjo punë. Fëmija nuk është një njeri i ri që vjen në familje, ka vendin e vet. Si të jetë e shkruar, ne po punojmë”- tha aktori.