Georgina publikon VIDEON se çfarë i dhuroi djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij! (Komentet nga njerëzit: Ai duket i zemëruar)

Djali i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, festoi së fundmi ditëlindjen e 14-të dhe pamjet e publikuara nga Georginajanë komentuar shumë nga përdoruesit.

Ishte partnerja e Ronaldos, ajo e cila mori përsipër befasinë, duke bërë bashkë të gjithë për të festuar ditëlindjen e Ronaldo Jr.

Megjithatë, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i djaloshit kur mori dhuratën nga Georgina.

Ajo i dhuroi një valixhe të shtrenjtë Louis Vuitton, por reagimi i tij ishte indiferent. Ronaldo Junior nuk është se pati ndonjë emocion për dhuratën dhe nuk pati një reagim shumë të madh për befasinë.

Shumë përdorues e kishin vërejtur këtë derisa, komentuan se ai nuk po i vlerësonte gjërat që ka.

“Ai është shumë me fat, por nuk po e vlerëson”, shkroi një përdorues.

“Ai duket i zemëruar”, komentoi një tjetër.

Share With:
Translate »
52 Views