Jul Deda publikon foton e rrallë me vajzën: Ajo rritet, unë plakem…

Julian Deda është baba i dy fëmijëve, Reinës dhe Mateos, me të cilët ka një lidhje tepër të ngushtë. Aktori i humorit ka treguar në çdo rast se është një baba shumë i përkushtuar dhe se me fëmijët përpiqet të kalojë sa më shumë kohë. Në rrjete sociale Juli publikon shpesh foto me familjen e tij, por sot ka postuar imazhin më të veçantë. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me vajzën, e cila duket se tashmë ka hyrë në fazën e adoleshencës dhe është rritur shumë. Babë e bijë shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit dhe Juli ka treguar me krenari se tashmë vajza është krahu i tij i djathtë. “Ajo rritet, unë plakem…! Zemra ime”, ka shkruar Juli bashkangjitur fotos me Reinën.

Vajza e aktorit të humorit tashmë ka marrë pamjen e një zonjushe dhe duket se më tepër ngjan me nënën e saj, Amandën. Kujtojmë se Juli ka 14 vite martesë me bashkëshorten e tij dhe ai ka treguar përherë se ndihet i lumtur që ka pasur fatin të krijojë një familje me të.

Share With:
Translate »
363 Views