Juli mesazh nga mami në “Big Love”, ja çfarë thotë ajo

Nuk kishte si të mungonte dhe një mesazh për Jul Dedën.

Aktori është surprizuar në “Big Love” nga një mesazh i ardhur prej nënës së tij.

Ajo shkruan: Juli zemra mamit. Të shoh çdo ditë e natë derisa fle. Jam shumë e gëzuar që je i durueshëm, bravo më ke çuditur. Je i bukri im të hënksha syrin e bukur, do fitosh je mbreti i “BBV3”.

Teksa e ka puthur dhe i ka treguar se e do shumë, Juli ka filluar me batutat teksa komenton mesazhin e ardhur prej mamit.

Edhe fli mam, se unë këtë punë kam. Fli, fli… ajo shyqyr u limitua tek “të hënksha syrin” se mund të kishte vazhduar më tej “të hënksha, të hënksha, se fillon të hënksha këtë të hënksha atë…”- shprehet Juli.

Share With:
Translate »
56 Views