Julia Roberts publikon foton e rrallë kur ka qenë shtatzënë dhe uron bashkëshortin për ditëlindje
Julia Roberts nuk humb asnjë rast për të festuar “dashurinë e saj të vërtetë”.
Aktorja e Pretty Woman, 57 vjeçe, ka shpërndarë një foto të rrallë të sajën gjatë shtatzënisë së bashku me bashkëshortin e saj prej mbi 20 vitesh Danny Moder. Postimi i ëmbël është një foto bardh e zi, ku Roberts ka pozuar e ulur në prehrin e Moder-it dhe ai e ka mbështjellë me krahët rreth barkut të saj.
Roberts e ka postuar këtë foto të rrallë me rastin e ditëlindjes së 56-të të bashkëshortit.
“Të dua, të dua është kënga ime dhe këtu fillon marrëzia ime. Neruda. “, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Aktorja e “Leave the World Behind” u bë nënë për herë të parë me binjakët (tashmë 20-vjeçarë) Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter, më 28 nëntor 2004. Tre vjet më vonë, çifti u bënë sërish prindër Henry Daniel, (tashmë 17 vjeç), më 18 qershor 2007.
Në tetor 2022, Roberts i tha CBS Sunday Morning se ndërsa të qenit aktore ishte “ëndrra e saj e realizuar”, nuk ishte “ëndrra e vetme e saj e realizuar”.
“Jeta që kam ndërtuar me burrin tim,” tha ajo për një tjetër ëndërr që ishte realizuar. “Jeta që kemi ndërtuar me fëmijët tanë. Dhe kjo është gjëja më e mirë, të kthehesh në shtëpi në fund të ditës, triumfuese për ta”./Living