Julia tregon divorcin: Për të shpëtuar martesën, tentova të bëja fëmijë!
Aktorja Julia Ilirjani ka rrëfyer për banorët e BBVIP, divorcin nga bashkëshorti, me të cilën kanë edhe një vajzë, Rene. Julia tregon se motivi për ndarjen nuk ka qenë tradhtia apo dhuna, por fakti se martesa kishte hyrë në një fazë, ku ajo nuk ndihej më e lumtur.
Ndërkohë ka treguar po ashtu se para divorcit ka tentuar ketë edhe një fëmijë të dytë për mos t’i dhënë fund raportit.
“Arsyeja pse erdhi ndarja nuk është diçka kaq banale sa tradhtia, këndvështrimet ishin të ndryshme, por s’kanë qenë as dhunë, as ofendim, as mungesë respekti, as tradhti, asgjë nga këto që ndoshta janë të zakonshme në jetë dhe njerëzit mund ta kapërdijnë. Nëse do të ishte ndonjëra nga këto edhe mund ta kapërdija, nuk e di se si do të reagojë. Është kollaj të thuash nuk e fal tradhtinë, se njeriu fal shumë për dashurinë, familjen. Por kur shikon që kjo gjë do të vazhdojë dhe nuk do të çojë askund, ti do të vazhdosh të jesh e palumtur dhe kjo do të reflektohet tek fëmija, është më mirë që secili të shohë rrugëtimin e tij.
Nuk i kam folur kurrë keq vajzës për babain sepse unë zgjodha ta bëj fëmijën me atë. Nuk ishte një rastisi, por mbi të gjitha zgjodha të bëj fëmijë me të. Fëmija nuk bëhet me këdo, do e kesh gjithë jetën. Nuk është aventurë, kam qenë 28-vjeçe, por kam zgjedhur që babai i fëmijës tim, të ishte ai që ishte. Para se të ndahesha bëra edhe një tentativë të fundit të bëja edhe një fëmijë të dytë, në një farë mënyre sfidova veten duke thënë nëse do mbetem sërish shtatzënë, nuk do të ndahem me këtë njeri”, ka treguar Julia.