Julka ka një kërkesë kur fëmijët t’i bëhen adoleshentë nisur nga situata në pishinë

Prezantuesja e RTSH, Julka Gramo ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë tek pishinat së bashku me fëmijët e saj, por atje ajo është ndjerë keq teksa ka parë disa adoleshentë që përdornin fjalor banal dhe që silleshin në mënyrë të pahijshme.

Mendimet e saj, Gramo i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory: “Fatkeqësisht m’u desh të kaloja ditën me këta adoleshentë… nuk e di nëse është modë të shash 3 fjalë në 2, por nëse rastisni fëmijët e mi që të flasin në këtë fjalor kur të bëhen adoleshentë ju lutem më lajmëroni!!! Do t’ua dija shumë për nder. P.S. uroj që djemtë e mi të mos më pyesin në darkë se çfarë do të thonë disa fjalë të caktuara”– ka shkruar Gramo.

Adoleshentët në pishinë që i bënë përshtypje

Share With:
Translate »
257 Views