Justin dhe Hailey qenkan takuar edhe në fëmijëri, por fansat nuk janë aspak dakord me këtë foto

Sa më shumë afronora e dasmës, aq më romantik bëhet Justin Bieber! Pak orë më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it postoi një foto ku shfaqet me Hailey-n, shumë vite më parë.

Të paktën nga modeli i flokëve, na ngjan si epoka e Selena Gomez-it dhe s’jemi të vetmet që mendojmë kështu.

“Unë dhe gruaja ime. Aty ku nisi gjithçka!”- shkruan Justin dhe mes komenteve të ëmbla, njerëzit kanë PYETJE!

Aty ku nisi gjithçka?! Në kohën kur fotoja është shkrepur, sipas ndjekësve Justin ka qenë i lidhur dhe shumë i dashuruar me Selena-n dhe zakonisht, fansat janë të saktë në përcaktime të tilla kohore.

Për më tepër, gruaja e tij sot, të paktën në këtë foto ngjan më shumë si një fanse që me shumë entuziazëm po pozon krah idhullit të saj.

Kishte nga ata që këtë postim e kanë quajtur të pavend dhe mungesë respekti nga ana e këngëtarit dhe sigurisht për shkak të Selena-s. Të tjerë, janë përpjekur t’i kujtojnë se asokohe ishte në një lidhje, kështu që për çfarë e ka fjalën?

gjithsesi, duket se Justin është kaq i dashuruar, sa s’i kujtohet më asgjë përveç momenteve me Hailey-in.

Share With:
Translate »
333 Views